Sqarime rreth manifestimit kinologjik "Cacib Peja 2015" Double International Dog Show

SQARIME RRETH MANIFESTIMIT KINOLOGJIK “CACIB PEJA 2015”.
Për qentë pa Gjenealogji – (Pedigree).
Për shkak të numrit të madh të qenve pa Pedigree në Republikën e Kosovës, Federata Kinologjike e Kosovës ka marrë vendim që në CACIB PEJA 2015 të ju lejohet pjesëmarrja dhe njëkohësisht qentë të cilët vlerësohenme notë kaluese do të kenë mundësinë të pajisen me Gjenealogji (Pedigree).
Kjo kategori e qenve ka të drejtë të kandidojpër titujt për kampion kombëtar.
Vlen vetëm për ata qen që lajmërohen para datës 01.04.2015.
Për qentë që kanë Gjenealogji – Pedigree.
Në një manifestim kinologjik me karakter ndërkombëtar CACIB ndahen certifikatat për kandidat për kampion ndërkombëtar, dhe CAC  certifikata për kandidat për kampion kombëtar.
Çka quajmë  CACIB – (Certificat d’aptitude au Championnat International de Beaute) –
Certifikata Ndërkombëtare e Qenit Fitues për Formë apo Bukuri – Është vërtetim i kandidaturës për kampion ndërkombëtar.
Sqarim:  Një qen që tëjetë kampion ndërkombëtar duhet të fitojë tre kandidaturaCACIB (tre titujCACIB të ndarë nga sëpaku dy gjyqtarëtëndryshëm në dy vende të ndryshme.
Titulli CACIB ndahet vetëm në manifestime kinologjike me karakter ndërkombëtar CACIB, në Kampionatet Evropiane (Euro Dog Shoë) apo Botërore (Ëorld Dog Shoë).
Çka quajmë CAC – (Certificat d’aptitude au Championnat (national)) – Certifikata kombëtare e Qenit Fitues për Formë apo Bukuri – Është vërtetim i kandidaturës për kampion kombëtar.
Sqarim:  Një qen që tëjetë kampion kombëtar duhet të fitojë tre kandidatura CAC (tre tituj CAC të ndarë nga sëpaku dy gjyqtarë të ndryshëm në dy vende të ndryshme).
Titulli CAC ndahet ë manifestime kinologjike me karakter kombëtar CAC dhe ndërkombëtar CACIB.
Për të fituar njëkandidaturë CAC dhe CACIB kanë të drejtë tëkonkurrojnëqentë e kategoritë:
  1. Kategoria e hapur prej moshës 15 muajsh
  2. Kategoria Intermedia apo qentë nga mosha 15-24 muaj
  3. Kategoriae qenve për punë dhe
  4. Kategoria e Kampionëve
Çka quajmë  JCAC  – (Junior CAC)  I pari i kategorisë së tërinjve të moshës 9-18 muaj
Sqarim: Titullin  JCAC e fiton qeni dhe bushtra vetëm në kategorinë e tërinjve
Çka quajmë JBOB – (Junior Best of Breed)  – I pari i racës apo qeni më i mirë i racës të cilës i takon në kategorinë e tërinjve 9-18 muaj.
Sqarim:  Për të fituar titullin (JBOB- I pari i racës në kategorinë  e tërinjve9-18 muaj)  kamë të drejtë tëkonkurrojnë  vetëm qentë e kësaj kategorie.
Çka quajmë JBOG – (Junior  Best of Group) – I pari i gupes apo qeni më i mirë i gupes të cilës i takon në kategorinëë tërinjve 9-18 muaj, sipas sistematikës që ka bërë FCI.
 Sqarim:  Për këtë titull konkurrojnë të gjithëqentë fitues të titullit (JBOB më i miri i racës në kategorinë e tërinjve 9-18 muaj), të gjithë qentë fitues të racës së cilës i takojnë dhe të cilët bëjnë pjesë në grupin e njëjtë,  sipas sistematikës që ka bërë FCI.  p.sh një qenë i cili i takon grupit të parë dhe ka fituar si më i miri i racës (JBOB) garon për më të mirin e grupit (JBOG), qeni i  grupit të dytë fitues i (JBOB) garon për titullin (JBOG) e kështu me radhë nga grupi një deri në dhjetë.
Çka quajmë BOB– (Best of Breed) – I pari i racës apo qeni më i mirë iracës të cilës i takon.
Sqarim: Për të fituar titullin (BOB- I pari i racës)  kamë të drejtë tëkonkurrojnë këto kategori të qenve,
  1. Kategoria e Juniorëve ( mosha 9-18 muaj), konkurrojnë qeni më i mirë dhe bushtra më e mirë.
  2. Kategoria e (Intermedia mosha nga 15-24 muaj) konkurrojnë qeni më i mirë dhe bushtra më e mirë.
  3. Kategoria e hapur ( mosha nga 15 muaj e tutje) konkurrojnë qeni më i mirë dhe bushtra më e mirë.
  4. Kategoria e qenve për punë ( mosha nga1 5 muaj e tutje) konkurrojnë qeni më i mirë dhe bushtra më e mirë.
  5. Kategoria e Kampionëve ( mosha nga1 5 muaj e tutje) konkurrojnë qeni më i mirë dhe bushtra më e mirë.
  6. Kategoria e Veteranëve (mosha mbi 8 vjet) konkurrojnë qeni më i mirë dhe bushtra më e mirë.
Çka quajmë BOG – ( Best of Group) – I pari i grupe apo qeni më i mirë i gupes të cilës i takon, sipas sistematikës që ka bërëFCI.
 Sqarim: Për këtë titull konkurrojnë të gjithëqentëfitues të titullit (BOB më i miri i racës), të gjithë qentë fitues të racës së cilës i takojnë dhe të cilët bëjnë pjesë në grupin e njëjtë,  sipas sistematikës që ka bërë FCI.  p.sh një qenë i cili i takon grupit të parë dhe ka fituar si më i miri i racës (BOB) garon për më të mirin e grupit (BOG), qeni i  grupit të dytë fitues i (BOB) garon për titullin (BOG) e kështu me radhë nga grupi një deri në dhjetë.
Çka quajmë BIS – ( Best in shoë) Më i miri i manifestimit kinologjik në fjalë, p.sh.
“Best in Shoë CACIB PEJA 2015”
Sqarim: Për titullin (BIS) më i miri i manifestimit kinologjik garojnë qentë të cilët janëshpallur si më të mirët e grupeve apo BOG, janë dhjetë qentë të cilët janëshpallur fitues në grupet e FCI-së së cilës i përkasin.
Çka quajmë – Çifti më i mirë: Në manifestimet kinologjike qentë garojnë edhe për çiftin më të mirë.
Sqarim: Në kategorinë çifti më i mirë garojnë dy qen një mashkull dhe një femër të sënjëjtës racë dhe të tënjëjtit pronar.
Çka quajmë Grupi më i mirë – Në manifestimet kinologjike mund të garojnë edhe grupet e qenve.
Sqarim: Në kategorinë e grupeve garojnë 3-5 qen, të të dyja gjinive, të së njëjtës racë dhe të së njëjtës mbarështuese, qentë mund ti takojnëpronarëve të ndryshëm.
Çka quajmë Junor Handlig – Është kategori e veçantë për fëmijë ku garojnë udhëheqësit e qenve me qentë e tyre.
Sqarim: Në këtë kategori vlerësohen udhëheqësit e qenve, vlerësohet mënyra se si një udhëheqës (handler) po e prezanton një qen. Në këtë kategori, fëmijët udhëheqës të qenve, ndahen në dy grupe sipas moshës deri në 12 vjet edhe mbi 12 vjet.
Kategorizimi për vlerësimin e qenve në manifestimet kinologjike.
  1. Qentë dhe Bushtrat vlerësohen ndaras dhe konkurrojnë ndaras për të fituar kandidaturat për kampion kombëtar dhe ndërkombëtar.
  2. Në manifestimet kinologjike qentë ndahen dhe vlerësohen sipas këtyre kategorive
  3. KATEGORIA E KELYSHËVE vlen për moshën 3-6 muajsh.
  4. KATEGORIA E MË TË RINJËVE APO KËLYSHËVE 6-9 muaj.
  5. KATEGORIA E TË RINJËVE APO JUNIORËVE 9-18 muaj.
  6. KATEGORIA INTERMEDIA për qentë e moshës 15-24 muaj.
  7. KATEGORIA E HAPUR për qentë e moshës mbi 15 muaj e tutje.
  8. KATEGORIA E QENVE PËR PUNË për qentë e moshës mbi 15 muaj të cilët e kanë të dhënë provimin për punë.
  9. KATEGORIA E KAMPIONËVE në këtë kategori mund të garojnë qentë të cilëve i është pranuar titulli Kampion kombëtar i jë vendi të pranuar nga FCI ose titulli Kampion ndërkombëtar.
  10. KATEGORIA E VETERANËVE vlen për qentë e moshës 8 vjet e sipër.
  11. Për shkak të specifikave të ndonjë race qensh organizatori ka të drejtë të fusë edhe kategori të tjera duke e përfshirë edhe atë jashtë konkurrence.
Kategoria e qenve për punë.
Për tu lajmëruar për të garuar në këtë kategori nevojitet kopja e formularit të cilin e nënshkruan FCI dhe i cili përmban vërtetimin të lëshuar nga ana e Federatë Kinologjike të atij shteti  të cilin garuesi e ka vendbanim të përhershëm dhe ku është i cekur lloji i provimit të punës.
Kategoria e kampionëve
Qentë të cilët mund të garojnë në kategorinë e kampionëve janë:
  1. FCI kampioni ndërkombëtar në kategorinë për bukuri.
  2. Kampioni kombëtar në kategorinë për bukuri, i një vendi anëtar i FCI-së.
  3. Kampioni kombëtar në kategorinë për bukuri, i një vendi jo anëtar i FCI-së por i cili ka partneritet me FCI-n.
Për të garuar në kategorinë e kampionëve duhet të ketë të vërtetuar titullin kampion.
  1. Kategoritë të radhitura nën a), b), c), h), i)nuk garojnë për kandidaturat CACIB dhe CAC.
  2. Nuk lejohet që një qen të lajmërohet njëkohësisht në shumë kategori.
Përmbajtja e manifestimit kinologjik ndërkombëtar CACIB
Çdo garues e ka për obligim që të paraqitet në kohën e caktuar paraprakisht nga organizatori.Garuesit verifikojnë se a janëqentë e tyre në katalog dhe marrin numrin me të cilin do të garojnë. Qentë për tu vlerësuar janë të ndarë sipas kategorive, të parapara me rregulloren e FKK-sëkomfor rregullave të FCI-së.
Qentë vlerësohen ndaras sipas FCI grupeve, racave dhe gjinive në ringjet e parapërgatitura nga organizatori.
Gjatë vlerësimit nëpër ringje bëhet vlerësimi dhe ndarja e kandidaturave CAC dhe CACIB për kategoritë.
  1. Kategoria e hapur mbi 15 muaj
  2. Intermedia 15-24 muaj
  3. Kategoria e kampionëve
  4. Kategoria e qenve për punë.
 Kategoritë e tjera garojnë për këto kandidatura.
Këlyshët 3-6 dhe 6-9 muaj nuk vlerësohen me nota por vetëm si
  1. Shumë perspektiv.
  2. Mjaftueshëm
  3. Pamjaftueshëm
Kategoria e Juniorëve: 9-18 muaj vlerësohet ndaras dhe qentë e kësaj kategorie  mund të fitojnë titullin më i miri i tërinjve(BJ- Best Junior) këtë titull e fitojnë ndaras të dy gjinitë.
Këta dy qen fitues pra qeni dhe bushtra pastaj kanë tëdrejtë të garojnë për  më të mirin e racës (BOB – Best of breed).
Kategoria e veteranëve: gjithashtu garon  ndaras dhe qentë fitues të të dy gjinive kanë të drejtë të garojnë për më të mirin e racës (BOB – Best of breed).
PËRMBAJTJA E PROGRAMIT TË VEÇANTË BEST IN SHOË
Pasi që të vlerësohen nëpër ringje vjen pjesa revyale e programit për përzgjedhjen e qenit më të mirë të ekspozitës.
  1. Programi përmban:
  • Përzgjedhja e udhëheqësit më të mirë (Junior handling)
  • Përzgjedhja e këlyshit më të mirë (3-6 muaj) garojnë të gjithë këlyshët fitues të racës të cilët janë vlerësuar si shumëperspektivdhe nga të dy gjinitë.
  • Përzgjedhja e këlyshit më të mirë (6-9 muaj) garojnë të gjithë këlyshët fitues të racës të cilët janë vlerësuar si shumëperspektivdhe nga të dy gjinitë.
  • Përzgjedhja e qenit më të mirë në kategorinë e veteranëve, marrin pjesë qentë fitues të të dyja gjinive.
  • Përzgjedhja e çiftit më të mirëmarrin pjesë të gjitha çiftet.
  • Përzgjedhja e grupit më të mirë, marrin pjesë të gjitha grupet.
  • Përzgjedhja e qenit më të mirë në kategorinë e Juniorëve, marrin pjesë fituesit në këtë kategori.
  • ( BIS – Best in Shoë) Përzgjedhja e qenit më të mirë sipas FCI grupeve, marrin pjesë të gjithë qentë që kanë fituar titullin më i miri i FCI grupe BOB (best of breed). I cili është edhe fituesi manifestimit kinologjik.
Në të gjitha këto kategorinë qentë radhiten: 1.i pari 2. i dyti dhe 3 i treti. përveç në kategorinë Junior handling ku radhiten nga 1 deri në 5.
  1. Kushtet për të garuar në kategorinë e ashtuquajtura Grupeve Mbarështuese:
Të gjithë mbarështuesit  të cilët I kanë plotësuar këto kushte mund të garojnë për grupin më të mirë.
  1. Grupi mbarështuese duhet të lajmërohet me kohë sipas afatit të paraparë, ose ditën e ekspozimit nëse organizatori e ka paraparë kështu.
  2. Grupi mbarështues duhet të jetë i përberë nga së paku tre qen, të cilët një nga një janë të lajmëruar, janë të evidentuar në katalog dhe të cilët janë të notuar me notë kaluese.
  3. Të gjithë këta qen duhet të jenë nga e njëjta mbarështuese por nuk mund të mos jenë të të njëjtit pronar.
  1. Kushtet për të garuar në kategorinë e çifteve:
  1. Çiftet duhet të lajmërohet me kohë sipas afatit të paraparë, ose ditën e ekspozimit nëse organizatori e ka paraparë kështu.
  2. Çiftet përbëhet nga dy qen mashkull dhe femër të cilët janë të lajmëruar paraprakisht, evidentuar në katalog dhe janë të notuar me notë kaluese.
  3. Të dy qentë duhet të jenë të të njëjtit pronar.