Blog page

Federata Kinologjike e Kosovës ju njofton që ka pranuar ftesën zyrtare nga Federata Kinologjike Gjermane (VDH) për pjesmarrje në ekspozitën ndërkombëtare e cila do të mbahet nga 12 deri më 14 Tetor 2012, në Dormund të Gjermanisë.
Në ekspozitë do të marrin pjesë më shumë se 75000 musafir nga mbarë bota, mbi 200 Federata Kinologjike Botërore si dhe mbi 8500 Qenë racorë. Në ftesën e pranuar, ceket edhe darka solemne të cilën ka pregatit Federata Kinologjike Gjermane (VDH) enkas për Federatat pjesëmarrëse ku do të marrim pjesë edhe anëtarët e Federatës Kinologjike të Kosovës (FKK). Në këtë rast do të raportohen të arriturat e Federatës Kinologjike të Kosovës nga anëtarët e saj, si dhe raporti i pregatitur nga anëtarët e Federata Kinologjike Gjermane (VDH) që ishin për vizitë në Kosovë.